Connect with us

Ballina

12 vjet radhazi u pasurua një oligark në Kosovë, Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marr vendim që t’i hapë rrugë largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e tjera.

Në një reagim në Facebook, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, përcjell Bota sot.

Kurti ka theksuar se për 12 vjet me radhë, një oligark u pasurua përmes monopolit të homologimit të automjeteve.

Ligji tani shkon në Kuvendin e Kosovës, për ndryshim ose plotësim nga deputetët. 

Reagimi i Kurtit:

Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta.

Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com