Connect with us

Ballina

Ambasada e SHBA-së për drogën e kapur në Lipjan: Suksesi vjen nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka përgëzuar autoritetet e Kosovës për konfiskimin e një sasie të madhe të kokainës.

Në reagim shkruan se suksesi vjen nga bashkëpunimi me partnerët.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”.

Dje Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë Italiane, shqiptare dhe me Agjencinë Federale të Anti-Drogës në SHBA të njohur si DEA, kanë konfiskuar 400 kilogramë kokainë në Lipjan.

Lidhur me rastin, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deklaroi në një konferencë për media se vlera e kapur e drogës është 20 milionë euro.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com