Connect with us

Ballina

Anëtarë të cilës parti janë të shkarkuarit e Gërvallës

Published

on

Sot ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka vendosur të fillojë largimin e ambasadorëve të emëruar politikë.

Gërvalla si duket po e vazhdon punën e lënë përgjysmë të Galuk Konjufces, që nisi vitin e kaluar, sa ishte ministër i këtij dikasteri.

Të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit apo edhe të konsujve të përgjithëshëm, janë:

Bullgari – Edon Cana (Anëtar i PDK-së dhe dhëndërr i Vlora Çitakut)

 Çeki – Arbër Vllahiu (Anëtar i AAK-së dhe ish-zëdhënës i zyrës së Kryeministrit Haradinaj)

Emiratet e Bashkuara Arabe – Avni Arifi (Anëtar i AAK-së dhe shef i kabinetit të Kryeministrit Haradinaj)

Francë – Qëndrim Gashi (Ish-këshilltar i Atifete Jahjagës dhe ish-anëtar i FER)

Gjermani – Beqë Cufaj (Anëtar i AAK-së)

 Hungari – Shpend Kallaba (dhëndërri i Memli Krasniqit nga PDK)

Kroaci –Gëzim Kasapolli (Ish-këshilltar i Kadri Veselit)

Maqedonia e Veriut – Gjergj Dedaj (Zëvendës ministër në MPJ dhe drejtues i partisë PLK në Kosovë)

Holandë – Lirim Grajiçevci (Anëtar i PDK-së) Shqipëri – Nait Hasani (ish deputet i PDK-së)

Mal i Zi – Ylber Hyseni (anetarë i LDK-së)

Katar – Amir Ahmeti (anëtar i AKR-së)

 Bruksel – Asdren Zemaj, i ngarkuar me punë (vëllai i Armend Zemajt të LDK-së

Muhni – Afrim Nura, konsull i përgjithshëm (anëtar i PDK-së)

Zarë – Esat Brajshori, konsull i përgjithshëm (anëtar i AKR-së)

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com