Connect with us

Ballina

Arifi: Në demokraci dy budalla e mundin një të mençur

Published

on

Ardita Sinani, është zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës me 22 vota nga Kuvendi i kësaj komunë.

Lidhur me këtë ka folur tani ish-kryetari, Shqiprim Arifi, i cili tha se në demokraci dy budalla e mundin një të mençur.

“Është legal por se ka legjitimitetin e popullit. Po, po 22 asamblistë e kanë votuar nga 38, tre parti dhe një inciativë qytetare. Dmth që na kanë kundërshtuar. Dhe kjo është demokracia. Unë e kam dëgjuar një llaf, që në demokraci dy budalla e mundin një të mençur”.

Arifi tha se Sinani i ka humbur tre palë zgjedhje.

“De Jure” them sepse është një kryetare e cila ka kaluar në Kuvendin Komunal me një shumicë që e ka vendosur që ajo të jetë kryetare. Por, mos harroni se është udhëheqëse e  një partie e cila i ka humbur tre palë zgjedhje. Dhe kjo pas mundësisë ligjore se në Serbi i mundësohet bërja e shumicës së jo vetëm të parit dhe jo vetëm fituesi i zgjedhjeve, ajo ka mundur të i imponohet një koalicioni të pazarit”.

“Po ashtu është për momentin “De Jure”, dhe shkon edhe një kohë derisa të jetë kështu por ky është një zhvillim i cili ka ndodh në vitin 2017 dhe në vitin 2017-tën, më kanë shkarkuar të njëjtat parti me një koalicion të pazareve edhe pastaj brenda gjashtë muajve jam kthyer kryetar komune”.

“Është ndërtuar një fluks i tillë në komunën e Preshevës, i cili është jo i shëndetshëm për neve. Por të tillë janë partitë post-komuniste dhe të tillë janë personat që duan vazhdimisht ta bëjnë këtë”.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com