November 22, 2020 By shqiplajme.ch Off

Babai i’u lut serbëve ta falin djalin pasi ishte martuar një ditë më parë

Shukri Gërxhaliu është dëshmitari i njërës prej masakrave më të rënda të luftës së fundit në Kosovë, asaj të Studimës ku u vranë 116 persona.Gërxhaliu ndodhej afër zonës ku u kryen vrasjet, dhe me sytë e tij e kishte parë tek u qëllua me vdekje një djalë i ri në prani të babait të tij.Sipas Gërxhaliu, djali ishte martuar një ditë më parë, ndërsa babai i tij i kishte lutur që t’i falej jeta pasi që kishte vetëm një ditë që ishte martuar.

“Me kujtohet një rast kur është ekzekutuar një djalë i ri i Studimes së Epërme, dhe i thotë baba “ju lutem mos ma pushkatoni djalin se sot e kam martuar”, ndërsa ata i thanë “tash do të festojmë”. E morën ata dy tre vetë dhe një prej ekzekutorëve, dy kanë qenë më të shkurtër një ka qenë më i gjatë që më ka ngjarë me këtë person, por më shumë nuk kam mujt me argumentu, për shkak se të gjithë ata vrasës të asaj nate kanë qenë të maskuar, dhe me kryqin ortodoks të tyre”, rrëfen Gërxhaliu.Ai në rrëfimin e tij për KALLXO.com ka treguar se në sa raste ka qenë dëshmitar për masakrën e Studimes.“Kam qenë si dëshimtar në vitin 2002 kundër ish diktatorit Sllobodan Millosheviq, në vitin 2006 kundër gjashtë të akuzuarve të ish Ferderatës Jugosllave, dhe në vitin 2009 kundër ish gjeneralit komandantit të policisë Jugosllave Dordeviq”, tregon Gërxhaliu.Ai tutje ka rrëfyer se ka qenë dëhsimtar edhe në procese gjyqësore që janë mbajtur në Kosovë.

“Kam qenë një herë kundër Zoran Vukotiq në Mitrovicën e Veriut, aty e kam dhënë dëshminë time”, tregon Gërxhaliu. Tri herë kam qenë në EULEX, UNMIK, dhe në Policinë e Kosovës, i kam dhënë dëshmitë e mia, ka 4 -5 orë kanë zgjatur intervistimet e mia por edhe të dëshmitarëve të tjerë dhe asgjë më tutje nuk është bërë”, tregon Gërxhaliu.Në rrëfimin e tij, Gërxhaliu ka treguar nëse Zoran Vukotiq është dënuar për masakrën e cila ka ndodhur në Studime të Vushtrrisë.“Ai është dënuar vetëm për dhunën që ka ushtruar tek të burgosurit politik në Smrekonicë, ndërsa për të tjerat nuk është dënuar sepse nuk i ka pasur të argumentuara. Unë disa herë kam tentu që t’i bindë disa raste prokurorit dhe gjykatësit”, rrëfen Gërxhaliu.Dokumentarin e plotë për masakrat në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.