Connect with us

Ballina

Deputetja dha deklarata skandaloze për Kosovën, i reagon analisti gjerman

Published

on

Fjalimi kontrovers i deputetes gjermane Zaklin Nastiç që shpërfaqi edhe njëherë pozicionin e Partisë së Majtë të Gjermanisë kundër Kosovës duke kërkuar çarmatimin e saj, s’do të bëhet asnjëherë politikë zyrtare e shtetit që fuqishëm përkrahu Kosovën në çlirimin dhe shtetndërtimin e saj.

Ky është mendimi i ekspertit gjerman Bodo Weber, ka rekomanduar që të mos krijohen shqetësime në Kosovë nga deklarata të tilla në Bundestag.

“Debati në Bundestag ishte rreth zgjatjes vjetore të mandatit të Bundeswehr* për KFOR-in. Deputetja Nastiç në fjalën e saj shprehu pozicionet e njohura dhe tradicionale të politikave të partisë së saj në lidhje me luftërat në Ballkan, pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e gjerë gjermane dhe të Perëndimit për shtetësinë e Kosovës”.

Weber se përjashton se deklarata të tilla kundër Kosovës nga të majtët do të ketë sërish, por e thotë me shumë siguri se opinionet e tilla do të jenë gjithmonë pakicë brenda spektrit politik gjerman.

Por, si e sheh ai politikën e jashtme që po ndjek Partia e Majtë?

“Epo, pozicionet dogmatike “të majta” mbi luftërat ballkanike dhe zhvillimet e pasluftës kanë marrë tradicionalisht këndvështrimin e “palës serbe”, duke lexuar zhvillimet historike dhe situatën aktuale politike nga një pozicion etnik serb dhe rus”.

Kolegu i Nastiç me bindje të kundërt politike pati mendim të ngjashëm me të. Jens Kestner nga Alternativa për Gjermaninë ka thënë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, me të cilën Gjermania s’duhet të krijojë diferenca.

Weber po quan të natyrshme edhe këtë deklaratë për bindjen ekstreme të djathtë të Kestner, por të padëmshme për Kosovën.

“Kjo është plotësisht e kuptueshme sepse çfarë Die Linke percepton si një botëkuptim në rastin e Kosovës dhe në luftërat ballkanike është një fakt etnonacionalist. Si i tillë natyrshëm përputhet me atë të Alternativës për Gjermaninë. Por prapë, të dyja pozicionet, përfaqësojnë spektrin politik ekstremin e majtë dhe ekstremin e djathtë dhe kanë zero shanse që të bëhen politika zyrtare të Gjermanisë”.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com