Connect with us

Ballina

Deri më tani 668 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe janë vaksinuar me “AstraZeneca”

Published

on

Edhe këtë të diel ka vazhduar procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi moshën 80 vjeçare.

Në ditën e katërt të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 100 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani ky proces po ecën mirë dhe se nuk ka asnjë ankesë.

“Sot kemi filluar me grup-moshën 80-84 vjeçare. Dhe deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Po ashtu edhe sot po ecën mirë me këtë kategori. Deri në këto çaste që ne po flasim kemi të vaksinuar 100 persona, ndërsa numri total i të vaksinuarve nga grup-moshat mbi 80 vjeç i kemi gjithsej 668 persona të vaksinuar”, tha ai.

Continue Reading