Connect with us

Ballina

EULEX prezanton raportin për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit

Published

on

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) organizon konferencë në të cilën do ta prezantojë “Raportin e tij Special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë”.

Në ketë raport identifikohen sfidat me të cilat janë ballafaquar sistemi i drejtësisë dhe shërbimi korrektues gjatë pandemisë me koronavirus.

Ky raport, i cili e përfshin periudhën prej muajit mars 2020 deri në mars 2021, gjithashtu ofron rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë për t’u përgjigjur më mirë ndaj krizës shëndetësore që po vazhdon.

Ngjarja mbahet ne Swiss Diamond Hotel, ora 11:00.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com