Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by whitelisting our website.

Ferid Aganit i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, Partia e Drejtësisë bojkotin zgjedhjet

Ferid Aganit i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, Partia e Drejtësisë bojkotin zgjedhjetmytopnews.ch

Advertisement

LAJME

Partia e Drejtësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se për herë të parë në historinë e sajë njëzetvjeçare nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt të këtij viti.

Advertisement

Arsyeja e vetme për këtë bojkotim është vlerësimi i Kryesisë së PD-së se këto zgjedhje nuk do të jenë as të drejta e as demokratike pasi që në to për shkak të mos përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij edhe pas pesë viteve nuk do të mund të merr pjesë, për të tretën herë radhazi, kryetari i PD-së Ferid Agani.

Advertisement

Kjo pamundësi nuk është e përcaktuar me asnjë pengesë ligjore por ekskluzivisht me vendosmërinë e kryetarit Agani që të jetësoj në jetën politike e institucionale të vendit standardet e vlerat më të larta etike e morale të udhëheqjes shtetërore, gjë që e ka dëshmuar edhe me dorëheqjen e menjëhershme nga posti i ministrit pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

Advertisement

Vonesa më shumë se shtatëvjeçare e sistemit të drejtësisë që të jep epilogun meritor të procesit juridik ndaj kryetarit Agani dhe pamundësimi i tij dhe PD-së që të barabartë të garojnë me liderët dhe subjektet e tjera politike të vendit, paraqesin argumente të paluhatshme të brishtësisë së sistemit juridik vendor që me dashje ose pa të është shndërruar në faktor që përcakton proceset politike në vend dhe që së paku në këtë rast indirekt cenon të drejtat politike të anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë së Drejtësisë.

Advertisement

Për Partinë e Drejtësisë kjo situatë e papranueshme dhe e paqëndrueshme është jashtëzakonisht e vështirë për shkak se nga njëra anë është e përkushtuar për respektimin dhe promovimin e standardeve më të larta etike e morale në politikë e qeverisje si dhe për ndërtimin e besimit të pakushtëzuar ndaj institucioneve të drejtësisë vendore, ndërkaq nga ana tjetër si subjekt politik është ballafaquar me viktimizim politik pa asnjë fajësi të dëshmuar me proces gjyqësor.

Advertisement

Shtrohet pyetja edhe në sa zgjedhje duhet të mos garoj kryetari Agani i barabartë me liderët e tjerë politik duke pritur epilogun përfundimtar të procesit juridik ndaj tij?

Advertisement

Edhe sa kohë duhet të pres anëtarësia dhe simpatizantët e Partisë së Drejtësisë që të kenë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin kryetarin e partisë se tyre në garën zgjedhore që nga aspekti kushtetues dhe ligjor duhet të jetë e barabartë dhe pa asnjë diskriminim të cilitdo nga pjesëmarrësit.

Partia e Drejtësisë nuk ka bërë deri më tani asnjë veprim publik politik që do të cenonte integritetin e procesit juridik ndaj kryetarit të sajë, por konsideron se vonesat e palejueshme dhe të papranueshme të këtij procesi gjyqësor paraqesin interferim të sistemit të drejtësisë në proceset demokratike politike në vend.

Partia e Drejtësisë kërkon nga institucionet meritore të vendit që të parandalohen situatat e këtilla në të ardhmen dhe që procesi juridik ndaj kryetarit të sajë të përfundojë sa më parë që të jetë e mundshme, gjithmonë në pajtim me ligjin.

Partia e Drejtësisë kërkon nga anëtarësia dhe përkrahësit e sajë, që të vazhdojnë të besojnë dhe angazhohen për sendërtimin e idealit kryesor politik të PD-së, fitoren e drejtësisë në shoqëri dhe në shtet.

Njëkohësisht, kryesia e PD-së njofton opinionin se çfarëdo angazhimi politik gjatë fushatës zgjedhore në emër të Partisë së Drejtësisë paraqet mashtrim dhe do të jetë subjekt i procedurave ligjore.