Connect with us

Ballina

Finale drithëruese në Eurovision, ky shtet fiton falë votave të publikut – ja ku renditen shqiptarët

Published

on

(E plotësuar 24:47) – Italia ka fituar “Eurovisionin” e sivjtemë. Farnca është renditur e dyta ndërsa Zvicra e treta.

***



Eurovizoni është duke përfunduar, gjersa ka numërimi i votave po vazhdon.


LAJM I FUNDIT




Votimi i shtetëve ka përfunduar ndërsa ka filluar numërimi i votave nga publiku.

 

Shqipëria nga publiku mori gjithsej 35 vota, shkruan “Bota sot”.

Zvicëra vazhdon të kryesoj listën e fituesit.

***

Shqiptari Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën në “Eurovision” ka dalë fitues në votat e jurisë në edicionin e sivjetmë. Nga 39 shtetet që ndanë votat, Gjon’s Tears ka marrë 267 vota. Menjëherë pas tij është Franca me 248.

“Jam shumë i lumtur. Ka pasur kaq shumë muaj punë dhe të shoh këtë ndikim që ka pasur të njerëzit është ndjenja më e rëndësishmja, jam shumë i lumtur”, ka thënë ai në kohën kur po ndaheshin pikët.

 

Pas votimit të jurive profesionale, tash do të ndahen pikët nga votimi i publikut.


ImageFOTO GALERI

***

Gjon Muharremaj i Zvicrës po vazhdon të prijë me 199 pikë deri tani në “Eurovision 2021”.



E dyta renditet Franca me 193 pikë, ndërsa Malta është e treta me 149 pikë, përcjell Bota sot.

ImageFOTO GALERI

***


Zvicra me shqiptarin Gjon Muharremaj po prin me 125 pikë deri tani në “Eurovision 2021”.

E dyta renditet Franca me 119 pikë, ndërsa Malta është e treta me 98 pikë, përcjell Bota sot.

ImageFOTO GALERI

***

Zvicra ka marrë pikët e para.

Është Izraeli, shteti që i ka dhuruar pikët maksimale shqiptarit Gjon Muharremaj, që përfaqëson Zvicrën.

Edhe Shqipëria i ka dhuruar Zvicrës 12 pikë.

Ndërsa, Malta ia ka dhuruar pikë maksimale Shqipëris, që përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

***

Para pak minutash është mbyllur votimi për finalistët e shtetëve në Eurovizonin 2021.

Votat tashmë kanë filluar të numërohen duke pritur edhe rezultatet sa më shpejtë.

Kujtojmë që dy shqiptarë janë në finale.

***

Është hapur votimi për këngën më të mirë në “Eurovision 2021”.

26 konkurrentët kanë përfunduar me sukses perfomancat e tyre dhe tani do të mbahet votimi.

Anxhela Peristeri që përfaqëson Shqipërinë, mban numrin 2. Ndërsa, shqiptari që përfaqëson Zvicrën, Gjon Muharremaj, është i 11-ti, përcjell Bota sot.

Më poshtë gjeni numrat se si të votohen ata:

ImageFOTO GALERI


ImageFOTO GALERI

Gjon mahnit me vokalin, dhuron performancë të mrekullueshme

Edhe shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon Tears”, ka përfunduar me sukses performancën e tij në “Eurovision”.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka dhuruar një performancë të mrekullueshme, duke mahnitur me vokalin e tij.

ImageFOTO GALERI

“Tout l’Univers”, është kënga që ndezi skenën e festivalit të këngës.

ImageFOTO GALERI

Finalja e “Eurovision”-it, performancë e jashtëzakonshme e Anxhela Peristerit

Ka filluar finalja e madhe e “Euronision”-it.

Anxhela Peristeri e cila po e përfaqëson Shqipërinë, ka bërë performancë të shkëlqyer duke krijuar emocione te shikuesit.

Anxhela Persiteri u kualifikua e para për në natën finale në Eurovision duke bërë krenar çdo shqiptar.

ImageFOTO GALERI

Anxhela nuk është shqiptarja e vetme sivjet në finalen e Eurovision 2021, pasi edhe shteti i Zvicrës ka fatin të përfaqësohet nga një talent shqiptar – dhe ai është artisti Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Gjoni e përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” dhe mban kodin 11, për të gjithë ata që duan ta votojnë në finale.

ImageFOTO GALERI

Kujtojmë se të gjithë shqiptarët e diasporës mund të votojnë Anxhelën me numrin 02 sot nga vendet ku jetojnë.

Premisat për një çmim të mirë janë shumta. Mbetet për tu parë nëse bukuroshja shqiptare do të marrë vlerësimin që meriton sot.

Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt, Anxhela Peristeri ka fituar zemrat të gjithëve me vokalin e saj imponues.

Sot në finalen e madhe të Eurovision-it konkurrojnë 26 këngë.

Nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistë:

Azerbajxhani

Belgjika

 

Qipro

Izraeli

Lituania

Malta

Norvegjia

Rusia

Suedia

Ukraina

Ndërsa nga nata e dytë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët tjerë:

Shqipëria

Serbia

Bullgaria

Moldavia

Portugalia

Islanda

San Marino

Zvicra

Greqia

Finlanda

Holanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kaluar automatikisht në natën finale.

***

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, ka performuar e dyta në natën finale të “Eurovisionit”.

Ajo ka mahnitur me zërin dhe pamjen e saj, duke ndezur skenën e këngës evropiane.

“Karma” është kënga, e cila është renditur favorite në sondazhet e realizuara.

ImageFOTO GALERI


ImageFOTO GALERI

Dy këngëtarët shqiptarët rivalë në “Eurovizion”/ Anxhela Peristeri dhe Gjoni shfaqen të përqafuar

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears janë dy shqiptarët të cilët do të performojnë kundër njëri-tjetrit në skenën e Eurovizion-it.

Gjon Muharremaj është shqiptari nga Kosova i cili këtë vit përfaqëson Zvicrën me këngën ‘Tout l’Univers’.

Edhe pse në skenën e Eurovizion Gjon’s është një rival i këngëtares Anxhela Peristeri, ata e mbështesin njëri-tjetrin në prapaskenë teksa shihen të përqafuar në natën gjysëmfinale.

Sot është nata finale e ‘Eurovizion 2021’, ku pak çaste ndajnë nga fillimi i shfaqjes.

ImageFOTO GALERI

***

Ka filluar nata finale e “Eurovision”.

Në këtë mbrëmje do të paraqitet edhe Shqipëria me Anxhela Peristerin, e cila do të performojë e dyta, përcjell Bota sot.

Ndërsa, Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears) do ta përfaqësojë Zvicrën.

Producenti i njohur amerikan bën reagimin që nuk pritej për “Eurosong 2021”, vendos Anxhela Peristerin në vend të parë

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, do të transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.

Garën do ta hapë Qipro dhe menjëherë më pas, performon Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit Shqipërinë, me këngën “Karma”. 17 vende garojnë për çmimin e madh.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët e dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma”.

 

***

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ishte e para që mori biletën për në finalen e madhe të festivalit të këngës Eurovision.

Anxhela që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”, do të përformojë sonte e dyta me radhë, shkruan Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka ftuar shqiptarët që ta votojnë.

ImageFOTO GALERI

“Sonte është nata finale e Eurivizionit. Unë do performoj e dyta. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, mund të votojnë në nr e shtetit përkatës, me kodin 02, në momentin që fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”, ka shkruar ajo.

Kënga dhe performana e Anxhelës u pëlqye shumë dhe madje u krahasua me Pën e muzikës Beyonce.

Përpos Peristerit, në festivalin e këngës është dhe një tjetër shqiptar, që përfaqëson Zvirën.

Bëhet fjalë për Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), i cili është po ashtu në finale dhe është pëlqyer shumë.

ImageFOTO GALERI

Gjon Muharremaj është 22 vjeçar, është me prejardhje shqiptare, me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, por që është rritur në Zvicër.

Për herë të parë në njëmbëdhjetë vjet, Zvicra po paraqet përsëri një titull francez. “Tout l’univers” do të thotë “I gjithë universi”. Bëhet fjalë për mbajtjen e shpresës së dashurisë pavarësisht kaosit në botë.

Përpos Shqipërisë dhe Zvicrës, në finale janë edhe Greqia, Finlanda, Bulgaria, Moldavia, Portugalia, Serbia, Islanda dhe San Marino.

Ne i urojmë fat të dy shqiptarëve në Eurovision dhe ftojmë të gjithë ata që munden, që t’i votojnë./BS/

Image

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com