Connect with us

Ballina

Ftesa e Kurtit për partitë opozitare/ “Mospjesëmarrja e PDK-së, gabim”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për takim krerët e partive opozitare në vend. Një nga çështjet kyçe që pritet të diskutohet me liderët e partive opozitare pritet të jetë edhe procesi i dialogut me Serbinë.

Por, jo të gjithë e kanë pranuar këtë ftesë. Një prej opozitarëve e ka refuzuar ftesën e të parit të Qeverisë. Ai

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka njoftuar se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri.

Poashtu ftesën e Kurtit e pranoi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

I vetmi që s’do të marrë pjesë në takim është kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj përmes një letre, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i saktësojë temat e diskutimit.

Kurse për këtë analisti Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, refuzimi nga PDK është e drejtë e tyre.

“PDK-ja gjithëmonë ju ka përgjigjur ftesës nga qeveria apo ndonjë parti edhe pse partit tjera kanë refuzuar apo kanë pasur qëndrime ndryshe pavarësisht se a ka qenë për unitet apo diçka të rendësishme. Në këtë rast PDK-ja refuzoj ftesën e kryeministrit Kurti duke vepruar ndryshe nga partitë tjera opozitare, pa harruar të cekim se është e drejt e tyre të pranojnë apo refuzojnë ftesën për takim”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Image

Islam Krasniqi


 

Sipas tij, PDK me refuzim apo me kërkesën që të bëhen të ditura temat e bisedës, e bëjnë parti që e ka gabim sepse më shumë do të vlerësohet nëse jep kontributin e saj.

“Qeveria po kërkon të krijojë një grup të unitetit që të përgaditin një platformën rreth dialogut, pasi që ky proces po shkon drejt fundit dhe sa më të bashkuara proceset shkojnë përpara. PDK-ja po mendon se refuzimi apo qysh ka kërkuar që të saktësohen temat se çka do të bisedojmë e bënë që të jetë një parti opozitare më e fort, e që e ka gabim pasi që më shumë do të vlerësohet nese jep kontributin e saj rreth marrëveshjes finale se sa të bëjë qeveria gabime dhe PDK-ja të dal në rrugë si dikur VV-ja”, përfundon Krasniqi.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com