Connect with us

Ballina

Gjeneralët e FSK-së pa vetura zyrtare, Halimi komenton vendimin e ministrit

Published

on

U raportua se Gjeneralëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ua është ndaluar përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, ky vendim është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

“Vendimi i marrë nga ana ime është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, vendimin e Qeverisë  së Republikës së Kosovës si dhe me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve të parasë publike”, ka shkruar ai në Facebook.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), për “Bota sot”, në një prononcim për “Bota sot” e ka përshëndetur këtë vendim të ministrit Mehaj.

“Gjithçka që është konform bazës ligjore dhe akteve tjera është për t` u përshëndet. Edhe pse duke marr parasysh numrin e gjeneralëve për dallim të pozitave tjera që janë më të shumta, nuk konsideroj se specifikisht kufizimi i automjeteve të gjeneralëve do të akumulonte aq buxhet sa për pajisje ushtarake. Edhe ashtu automjetet e zyrtareve ushtarak, për dallim të institucioneve tjera të karakterit civil, janë më pak të mundshme për t`u shfrytëzuar për nevoja personale”, ka thënë ai për “Bota sot”. 

Gjithashtu, Halimi ka sugjeruar që të merren si praktik vendimet e vendeve të zhvilluara.

“Ndryshe ritheksoj se çdo vendim me synim të menaxhimit dhe shpenzimit sa me real të asteve teknike dhe logjistike sigurisht që duhet të jetë parim. Mirëpo, për të eliminuar çdo vendim ose mosvendim që pengon funksionalitetin normal të këtij institucioni, duhet marr praktika nga vendet e zhvilluara, e që konkretisht ministri Mehaj pasi vjen me një bagazh ushtarak të vendeve perëndimore, pritet të di funksionimin e institucionit në fjalë, sidomos kur bëhet fjalë për shfrytëzim të aseteve ushtarake sipas nivelit hierarkik të ushtrisë”, ka përfunduar Halimi për “Bota sot”.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com