Connect with us

Ballina

Jo vetëm Berisha/ Kurti: SHBA-të e kanë dosjen edhe të këtij politikani – ja kur do ta përdorin

Published

on

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka folur pas vendimit të Departamentit të Shtetit, për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Kurti ka thënë se SHBA-të, pos Berishës, do ta përdorë edhe dosjen e kryeministrit aktual Edi Rama, përcjell Bota sot.

Një gjë e tillë sipas tij, do të ndodhë kur t’i vijë koha.

Image

Edi Rama, George Soros dhe Alex Soros


“SHBA-të e kanë edhe dosjen e Edvin Ramës – do ta përdorin kur ti vijë koha”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, ku ka publikuar një fotografi të Ramës me George Soros dhe Alex Soros.

Më herët kreu i Republikanëve, kishte kërkuar që George Soros dhe Alex Soros, të shpallen persona të “padëshiruar” në Kosovë dhe Shqipëri.

“Klani Soros – po e çon Ballkanin në një rrugë pa kthim!!! George Soros dhe Alex Soros, të shpallen “persona non-grata” (persona të pa padëshirueshëm) në Kosovë dhe Shqipëri – siç e kanë bërë edhe shumë shtete të tjera. Nuk mund te jesh edhe me Sorosin edhe të jesh patriot!”, kishte shkruar Faton Kurti në Facebook./BS

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com