Connect with us

Ballina

Kapja e kokainës në Lipjan, Sveçla: Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve

Published

on

Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhe Italisë kanë arritur t’i kapë një sasi të konsiderueshme të kokainës në Lipjan.

Pas këtij aksioni, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.

“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë”.

“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”.

“Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.

“Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com