Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by whitelisting our website.

Klinikën ku trajtohen pacientët me COVID 19 e ka marrë uji, flasin nga QKUK-ja

Klinikën ku trajtohen pacientët me COVID 19 e ka marrë uji, flasin nga QKUK-jamytopnews.ch

Advertisement

LAJME

Reshjet e fundit kanë shkaktuar dëme në disa vende në Kosovë. Si pasojë e reshjeve ka pasur grumbullim të ujit edhe në Klinikën e Pulmologjisë.

Advertisement

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë se në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë ka pasur grumbullim të ujit.

Advertisement

Ai ka thënë se ekipet teknike të QKUK-së bashkë me ekipet e specializuara e zjarrëfikësit kanë intervenuar për ta hequr ujin.

Advertisement

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të intensitetit të lartë ditëve te fundit, në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pasur grumbullim të ujit.​

Advertisement

Ekipet teknike të QKUK-së kanë intervenuar për largimin e ujit, ndërkohë në ndihmë të tyre kanë dalë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, zjarrfikësit e qytetit​ ​ dhe ata të​ ​ nivelit qendror.​

Advertisement

Pas angazhimit të​ ​ tyre është arritur që uji të largohet në tërësi”, ka thënë Fazliu.

Advertisement

Ai shton se puna është duke vazhduar normalisht në këtë klinikë.

“Puna në Klinikën e Pulmologjisë është zhvilluar normalisht dhe pacientëve u janë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore”, thotë ai.