October 14, 2020 By shqiplajme.ch Off

Kosovari shkon të marrë 10 euro nga Trusti, hargjon 13 euro rrugës!

Me të marrë lajmin se Qeveria e Kosovës ka aprovuar ligjin për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale nga Trusti, shumë qytetarë kanë treguar interesim që ti tërheqin sa më shpejt të hollat për shkaqe të nevojës apo dëshirës. Por, edhe pse patën cfarë të tërheqin, një ngjarje interesant ka ndodhur sot për një kosovar i cili ishte duke shkuar për të ti tërhequr 10 eurot e tij nga Trusi. Gjatë rrugës për të tërhequr mjetet, ai ka shpenzuar më shumë se cfarë do të tërhiqte. Në një prononcim për Coolnfresh Magazine, qytetari Tërheq Trustaj tha se ishte mjaft i gëzuar kur morri lajmin se mund t’i tërheq mjetet, por i zhgënjyer kur e kuptoi se sa mund të tërhiqte.

Gjatë rrugës për në bankë, Z. Trustaj së pari bleu një pako cigare me vlerë 2 euro e 20 cent, e me këto edhe një pako camcakëza me vlerë 0.50 euro. Pastaj morri rrugën për në bankë ku gjatë rrugës takoi një shok nga shkolla e mesme dhe së bashku vendosën të pijnë nga një kafe, ku kjo i kushtoi Z. Trustaj 2 euro. Pas këtij takimi mallëngjyes, Z. Trustaj gjithashtu bleu karburante në vlerë 5 euro. Pasi tërhoqi 10 eurot e trustit, ai bleu 2 bukë, 2 pashteta dhe 1 kos në vlerë 2,30 euro. Pas mbërritjes në shtëpi, Z. Trustaj gjithashtu la 1 euro në shtëpi për të blerë bukë për ditën e nesërme. Z. Trustaj tha se në fillim ishte i gëzuar, por pastaj edhe paksa i hidhëruar me shumën që i takoi atij, pasi sic tha “kjo punë m’rrujte, t’rrujta, briski berberit”.