Connect with us

Ballina

Kritikat e Mustafës ndaj Kurtit, Maraj: Për të kritikuar dikën së pari duhet të kemi drejtë morale

Published

on

Para se të vinte në pushtet bëri premtime të shumta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar që para nisjes së dialogut me Serbin, t`i vendoset kësaj të fundit, reciprociteti.

E për çështjen e reciprocitetit me Serbin, Kurtin e ka kritikuar ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për premtimet, të cilat i kishte bërë kryeministri Kurti, para se të vijë në pushtet.

“Tani po e sheh edhe vet Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, se një numër i konsiderueshëm i tyre premtimet që i ka dhënë kanë qenë pa mbulesë edhe pse  jo të pa arsyeshme. Këto premtime i ka përdorë, përsëritë dhe ripërsëritur shumë herë deri sa ishte në opozitë. Pastaj ka folur shumë për reciprocitetin si e drejt demokratike e shtetit të pavarur, e ka vendosur si veprim me prioritet të Qeverisë së tij në ardhje..”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai i ka përmendur edhe kritikat e opozitës, duke shtuar se  nuk mund të quhen dështime, por si mos përmbushje e premtimeve të dhëna.

“Opozita tani këto premtimi i quan si dështime të Qeverisë së re Kurti. Kjo nuk mund të vlerësohet si dështim por më së shumti si mos përmbushje e premtimeve të dhëna. Se a do të dështojë Qeveria e Kosovës për këtë mos mbajtje të fjalës apo jo; a po pëson Kosova shumë nga mungesa e reciprocitetit a jo kjo është çështje që donë një analizë”, ka potencuar Maraj.

Më tej, profesori ka treguar se për çfarë nuk duhet të lëshojë pe Qeveria Kurti.

“Çka nuk duhet të lëshojë pe Qeveria Kurti në këtë plan është; reciprociteti i të drejtave të shqiptarëve në Luginë me të drejtat e serbeve në Kosovë. Kjo duhet të jetë pikë që nuk ndryshohet edhe nëse ndërpritet dialogu më Serbinë. Le ta ndërpret Serbia dialogun më Kosovën. Kosova mund edhe të mos ketë marrëdhënie më një shtet kriminelesh të pa dënuar”, ka vlerësuar Maraj për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori Maraj ka folur edhe për kritikat e ish kryeministrit Isa Mustafa rreth çështjes së reciprocitetit me Serbin.

“Por a ka drejt Isa Mustafa sot, kur po kritikon Kryeministrin Kurti apo kishte drejt kur Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin? Këto janë veprime të kundërta nga i njëjti njeri. Për këtë do të duhej të përgjigjet Isa Mustafa. Nëse ishte e rëndësishme të hiqej reciprociteti në kohën kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, pse duhet të kritikohet Albin Kurti tani që nuk po e vendos reciprocitetin? Për të kritikuar dikën së pari duhet të kemi drejt morale. Këtë të drejt Isa Mustafa nuk e ka. Më kujtohet një fjalë e urtë e profesorit të nderuar Akademikut Fehmi Agani ”Politika dhe morali nuk shkojnë gjithmonë bashkë, por mos e thëntë zoti të kemi politikë të pa moralshme”. Sa ka moral në këtë politikë?….!”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com