Connect with us

Ballina

Kurti emëroi zëvendësministër personin që dikur VV-ja e akuzonte si të punësuar partiak të PDK-së

Published

on

Agon Dobruna është zëvendësministri i ri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Ai të enjten mori nënshkrimin e kryeministrit Albin Kurti për këtë pozitë. Megjithatë, para shtatë vjetësh ishte pikërisht partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, që Dobrunën e kishte akuzuar si të punësuar partiak nga Partia Demokratike e Kosovës në bordin e ndërmarrjes “Çabrati” në Gjakovë.

Në kohën kur VV-ja akuzonte Komunën e Gjakovës për punësime partiake, kishte përmendur emrin e Dobrunës, tani zëvendësministër në Qeverinë Kurti.

“Në bordin e ndërmarrjes ‘Ngrohtorja e Qytetit’, dy nga katër të përzgjedhurit janë partiakë. Malush Tullumi, si aktivist dhe ish-kandidat për deputet nga LDK, dhe Ndue Nikaj, i cili është babai i ish-ministrit Bernard Nikaj nga AKR. Edhe në bordin e ndërmarrjes ‘Çabrati’ dy nga katër të përzgjedhurit janë partiakë. Agon Dobruna, i cili tash e sa kohë është sekretar i degës së PDK-së në Gjakovë, dhe Ardita Rizvanolli, e cila është anëtare dhe ish-kandidate për deputete nga LDK-ja”, thuhej në akuzën e VV-së të publikuar më 2 dhjetor 2014.

Ky reagim i VV-së është fshirë nga uebfaqja e Vetëvendosjes, por postimi i saj në Facebook jo.

Image

Pas PDK-së, Dobruna i ishte bashkuar Alternativës së Mimoza Kusari-Lilës, që tash është ushtruese e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com