Connect with us

Ballina

Ministria e Arsimit vendos që çdo dy javë të mbajë konferencë për media

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm dhe këtë e konsideron si domosdoshmëri përtej informimit.

Prandaj, si të tillë, Nagavci thotë se kanë vendosur që në Ministrinë e Arsimit të kenë konferenca çdo dy javë në mënyrë që t’i japin mundësi secilit gazetar të marrë përgjigje për tema të ndryshme.

“Përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe tek këshilltarja për media e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje”, është shprehur Nagavci.

Nagavci gjithashtu thotë se si ministre në Qeverinë Kurti 2 mbetet e përkushtuar në transparencë dhe se Ministria e Arsimit do të jetë e hapur për media, diçka që sipas saj ka munguar viteve të kaluara.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com