Connect with us

Ballina

Muhaxheri: LDK do t’i fitojë Prishtinën dhe Podujevën

Published

on

Javën që po hyjmë LDK-ja e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, do t’i bëjë publike emrat e kandidatëve për kryetar të disa komunave që pretendon t’i fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në intervistën per media ka konfirmuar se të mërkurën do të zyrtarizohen kandidatët për disa komuna. 

Kështu do të zyrtarizohen kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe disa komunave tjera.

“Ka mobilizim, hulumtimet janë për kandidatura në 5-6 qytete që mendojmë me dalë të parët, në qytetet si: Peja, Lijpani, Vitia. Besojmë që në këto zgjedhje do t’i kthejmë edhe Prishtinën edhe Podujevën”, ka thënë Muhaxheri.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com