Connect with us

Ballina

Mulhaxha-Kollçaku: Qeveria e kaluar krijoi iluzionin se vaksinat do të sigurohen shpejt

Published

on

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka kritikuar ish-qeverinë Hoti, se nuk foli të vërtetën në lidhje me vaksinat anti-Covid dhe se krijoi iluzioni se ato do të sigurohen shpejt dhe në numër të madh.

Mulhaxha – Kollçaku në një intervistë në ktv, tha se të gjitha premtimet dolën të pabaza.

“Erdhi Qeveria Kurti dhe nuk gjeti asnjë vaksinë. U krijua iluzioni se shpejt, qysh në janar e shkurt do të vijnë 500 mijë vaksina Pfizer, 300 Astra Zeneca, e të tjera. Mjafton që çdokush të kthehet në faqet e Facebookut të ish-ministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe vërtetohet kjo”, tha ajo.

Deputetja e VV-së, nguli këmbë se Qeveria Kurti do të përmbush premtimin që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com