Connect with us

Ballina

Mungojnë 11 veteranët e UÇK-së, dështon seanca për protestën e viti 2015

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

11 veteranët akuzohen se në protestën e 7 gushtit të vitit 2015 dëmtuan rrethojat e objektit të qeverisë dhe dëmtimin e një veture.

Njëmbëdhjetë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nuk kanë marrë pjesë në seancën për organizimin protestës së 7 gushtit të vitit 2015. Në këtë protestë ishin dëmtuan rrethojat e objektit të Qeverisë.

Se nuk ka kushte për mbajtjen e seancën ka njoftuar gjyqtarja Luljeta Krasniq. Sipas saj, seanca shtyhet për një afat të pacaktuar.

“Meqë nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, gjykata merr aktvendim që seanca të shtyhet në afat të pacaktuar deri sa të sigurohet prova lidhur me pronarin e veturës dhe dëmin e caktuar ndaj kësaj veture”.

Avokati Bedri Krasniqi, tha se në bazë të të dhënave nga faktet në terren dëmi i shkaktuar gjatë protestë e kap vlerën e 400 euro.

“Në bazë të të dhënave që ka grumbulluar e dëmtuara se gjatë protestës të veteranëve sipas akuzës të Prokurorisë së shtetit i është dëmtuar Qeverisë së shtetit dera lëvizëse e metalit, motori i derës, xhamat e kioskës dhe rrethoja e metaltë e derës së qeverisë”.

“Në bazë të fakteve të grumbulluara e dëmtuara ka paguar vetëm motorin lëvizës të derës se hyrjes që ka vlerën prej 400 eurove kurse punët i kanë kryer punëtorët e sigurimit pa kompensim”, tha Krasniqi.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com