Connect with us

Ballina

Ndalohet personi që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës

Published

on

Është ndaluar një person i cili kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë njoftuar se H.M është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se më 13.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni. Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet”, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. 

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com