Connect with us

Ballina

Njeriu i afërt i Albin Kurtit: Të arrestohet Baton Haxhiu për trafikim me qenie njerëzore për shfrytëzim seksual

Published

on

Njëri ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit të Albin Kurtit, Arianit Beqiri, përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje për arrestimin e Baton Haxhiut.

“Baton Haxhiu duhet të arrestohet për tentim të trafikimit me qenie njerëzore me qëllimin e shfrytëzimit seksual”, ka shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu, gjatë ditës Beqiri e kishte quajtur Haxhiun avokat të regjimeve, njeri i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

“Baton Haxhiu, avokati i regjimeve. Njëherë e arsyetonte çdo veprim të Thaçit tash edhe të Ramës. Duke e arsyetur krimin mbi Lumin Vjosa, Batoni kur e sulmon Di Caprion i ofendon edhe të gjitha gratë: « Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhurate e ke. Aty pajtohem. »Kaq larg shkon ky. I ofendon të gjitha gratë për mikun e tij”, kishte shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com