Connect with us

Ballina

Nuk ndalet Xhafer Tahiri, kësaj radhe publikon dokumente shtesë

Published

on

“Përplasja” mes kryetarit të Vushtrisë, Xhafer Tahirit dhe Ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu po vazhdonë edhe në këto momente.

Është Tahiri ai i cili publikoi dokumente duke iu përgjigjur Haxhiut në lidhje me akuzat që kjo e fundit i bëri.

Tahiri thotë se Haxhiu nuk i ka kërkuar me shkrim Komunës që të i ndaloj punimet por vetëm me një telefonatë, përcjell “Bota sot”.

Unë nuk i nënshtrohem presionit tuaj përmes telefonit sepse nuk i takon Komunës të marr anë në një proces gjyqësor mes jush e operatorit privat ekonomik, shkruan më tej kryetari i Vushtrisë.

Ai gjithashtu ia cek Haxhiut që së bashku kanë nënshkruar në mes të operatorit ekonomik dhe Ministrisë tuaj, të parashihet ndërtimi i Stacionit të Autobusve në Vushtrri në këtë pronë, e që sipas tij e njejta është prishur pasi është prishur edhe koalicioni me VV-në.

Postimi i plotë

Komuna e Vushtrrisë nuk ka kërkesë nga MD për ndalje të punës tek ish Vicianum.

Problemet e Albulena Haxhiut nuk mund ti zgjidh unë. Qasja juaj Ministre është tendencioze e qëllim keqe.

Unë jam Kryetar i zgjedhur i Vushtrrisë, më dëshmoni nëse jeni e vërtetë, që keni kërkuar me shkrim nga Komuna që të intervenoj për të ndalë punimet. Më keni bërë një miss call sot kur nuk e kam pasur telefonin afër dhe pa pritur të bisedojmë keni dal menjëherë në Facebook duke më sulmuar.

Unë nuk i nënshtrohem presionit tuaj përmes telefonit sepse nuk i takon Komunës të marr anë në një proces gjyqësor mes jush e operatorit privat ekonomik. Ju jeni palë ju zgjidhni problemet tuaja mes jush. Uroj të mos e thirrni në telefon edhe gjyqtarin e të ushtroni ndikim siç keni tentuar të bëni sot me mua.

Ju keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë edhe në mandatin e parë tuajin edhe në këtë të dytin, ky është fakt.

Komuna e ka të gatshëm projektin dhe buxhetin për Stacionin e Autobusve, ju kemi pritur juve si Ministri e Drejtësisë që 4 vite, të gjithë Miinistrat pa dallim që të na ktheni atë pronë Komunës, të gjithë pa përjashtim edhe ju nuk jeni përgjigjur në kërkesën e Komunës së Vushtrrisë.

Sa ishim me VV në koalicion në Vushtrri, bashkë me ish Nënkryetarin e Komunës që është Kryetar i pikës së VV në Vushtrri, kemi zhvilluar takime e biseda me Drejtorinë e Burgjeve dhe me MD.

Për shkak të insistimit tonë të përbashkët është arritur që në marrëveshjen në mes të operatorit ekonomik dhe Ministrisë tuaj, të parashihet ndërtimi i Stacionit të Autobusve në Vushtrri në këtë pronë. Mbi bazë të kësaj është lëshuar leje e përkohshme ku parashihet në projekt edhe ndërtimi i Stacionit të Autobusve në Vushtrri në pronën e ish Vicianum. Ne skemi pasur si të dijmë që ju do të prishni një marrëveshje sepse as nuk është hera e parë e as e fundit që Qeveria jep e merr prona me qera.

Këtë marrëveshje, bashkë me VV sa ishim në koalicion e kemi aprovuar në bord të drejtorëve të Komunës së Vushtrrisë sepse Bushtrria po bëhej me Stacion të Autobusve. Prandaj operatori ekonomik ka marrë leje në Drejtori të Urbanizmit ku pjesë e projektit është edhe ndërtimi i Stacionit të Autobusve në Vushtrri.

Pasi u prish koalicioni ynë me VV në Vushtrri, ju e anuluat atë marrëveshje duke lënë sërish Vushtrrinë pa Stacion të Autobusve e duke refuzuar njëkohësisht të ktheni pronën tek Komuna e Vushtrrisë.

Ktheja Komunës Pronën, leji tendencat.

Image


Image


Image


Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com