Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by whitelisting our website.

PDK-ja prezanton aderimin e ri

PDK-ja prezanton aderimin e rimytopnews.ch

Advertisement

LAJME

Profesori Arben Fetoshi është aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një konference për shtyp.

Advertisement

Derisa ka shpalosur veprimtarinë e tij, Hoxhaj ka thënë se shkuarja e tij në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.

Advertisement

Ai tutje ka shtuar dy qeveritë e fundit kanë qenë të dështuara.

Advertisement

“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”, ka thënë ai.

Advertisement

Hoxhaj ka thënë se Kosova është në krizë dhe nga ajo mund ta nxjerrë, siç ka thënë ai, vetëm PDK-ja.

Advertisement

Ndërkaq Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar PDK-së ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë.

Advertisement

Ai tutje ka shtuar se i ka qëllimet e njëjta ashtu siç i ka edhe PDK-ja.