Connect with us

Ballina

Shasha tregon pse erdhi VV-ja në pushtet, ka një porosi pë partitë opozitare

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, erdhi në pushtet, për shkak se arriti t’i jap përgjigje pakënaqësisë reale të qytetarëve.

Ai ka thënë se partitë opozitare do të kthehen në pushtet, vetëm nëse ato dëshmojnë se janë alternativë më e mirë qeverisëse për interesat e qytetarëve, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

VV ka kundërshtuar flamurin lara-lara, himnin pa fjalë, fanellën, etj. Por, VV ka kuptuar diçka të rëndësishme. Qytetarët janë specie e arsyeshme. Para flamurit ata e kanë mirëqenien e tyre personale. Para himnit e kanë shëndetin e tyre. Para fanellës e kanë shkollimin e fëmijëve.

VV ka ardhur në pushtet për shkak që ka arritur të jap përgjigje pakënaqësisë reale të qytetarëve.

Ky mësim qëndron edhe sot për partitë e opozitës së sotme. Vetëm duke dëshmuar se janë alternativë më e mirë qeverisëse për interesat e qytetareve do të kthehen në pushtet. Koha e rapsodëve të së kaluarës është histori që nuk bëhet e ardhmja.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com