Connect with us

Ballina

Stano: Ja si do të jetë Darka Tradicionale…?

Published

on

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar sot se darka e nesërme tradicionale  që organizohet me liderët e vendeve të Ballkanit do të jetë në shenjë të angazhimit të gjerë politik te BE-së dhe Ballkanit perëndimor, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Stano ka nënvizuar se “zgjerimi  është prioritet edhe për regjionin edhe BE-në”, por tash është qëllimi të shihet pasqyra e gjerë.

« Qëllimi i takimit është që të dëgjohet nga liderët e Ballkanit perëndimor si e shohin kontestin politik dhe situatën si dhe të niset angazhimi i shpeshtë në baza të gjera dhe jo vetëm në çështjen e zgjerimit”, tha Stano.

Ai në takimin e rregullt me gazetarë në Bruksel nënvizoi se qëllimi i shefit të diplomacisë së BE-së Borel të përtërihet tradita e mbajtjes së formateve të këtilla me partnerët e Ballkanit.

Stano theksoi se në pyetje janë edhe vazhdimi i debateve logjike strategjike që ministrat e jashtëm të Be-së javën që shkoi i patën për angazhimin e shtuar në Ballkan.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com