Connect with us

Ballina

Vuçiq tha se kurrë nuk do ta njohin Kosovën, Halili ‘zbulon’ skenarin e presidentit serb – tregon zgjidhjen e vetme për dy shtetet

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka deklaruar se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës. I pari i Serbisë këtë e tha në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Përveç kësaj, ish-bashkëpunëtori i “Kasapit të Ballkanit” tha se ka pak hapësirë për marrëveshje kompromisi, pasi që qysh në 2011 kufiri u vendos në Jarinje dhe pala e Kosovës nuk përmbushi obligimet.

Këto deklarata të presidentit serb, i ka komentuar për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike.

Analisti politik dhe njëherësh anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se dialogu me Serbinë po mbetet sot e kësaj dite një temë tabu dhe pa një zgjidhje përfundimtare e cila është stërzgjatur me vite të tëra duke e mbajtur kështu vendin në një gjendje të status- quos.

Ai në gjithë këtë ngërç politik, si “dritë në fund të tunelit” e sheh të dërguarin e posaçme, Miroslav Lajçak.

Image

Anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili


“Lajçak po shihet si dritë në fund të tunelit për dialogun Kosovë -Serbi. Tani dialogu i nisur nga i ngarkuari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një dritë në fund të tunelit pasi që BE ka marr sinjale dhe mbështetje të fuqishme nga bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi e cila do të rezultojë me njohje reciproke pas presioneve të shtuara të SHBA në krye me presidentin Biden. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, ditë më parë kishte theksuar në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet. Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Evropa pret vazhdimin e dialogut”, ka thënë Halili.

Tutje, ai shprehet se Vuçiq mund ta njoh Kosovën në këmbim të diçkaje, për të cilën analisti Halili mendon se i pari i Serbisë po e mban një shtet të tërë në errësirë dhe se është e vështirë të dihet çfarë po kërkon realisht ish-bashkëpunëtori i “Kasapit të Ballkanit”.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në deklaratat e tij, ishte shprehu se nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjellët të Beogradit dhe Prishtinës. Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog. Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm, që është një variant tjetër në temën më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi. Prandaj në vijim mendoj se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të përfitojë diçka. Duke qenë se bëhet fjalë për një proces, që nuk është transparent dhe që e mban opinionin serb në errësirë, është e vështirë të përcaktohet, se çfarë është kjo që Aleksandar Vuçiq do të kërkojë në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Në fund, Halili shprehet se deklaratat e presidentit të Serbisë dhënë në partinë e tij kanë për qëllim vetëm që të përfitojë elektoralisht.

“Deklaratat e tij, të fundit në partinë e tij, mund të jenë edhe për përfitime elektorale, megjithatë rruga e vetme e zgjidhjes se krizës Kosovë- Serbi është njohja reciproke, dhe hapja e një kapitulli të ri për dy shtetet drejt integrimit ne familjes evropiane, tjetër zgjidhje s’ka”, ka përfunduar anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili, për gazetën “Bota sot”.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com