Connect with us

Ballina

Xhafer Tahiri i reagon përsëri Albulena Haxhiut

Published

on

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila e ka kërcënuar me ngritje të kallëzimit penal në rast se nuk ndalen punimet e rifilluara në pronën e “Hotel Vicianum”.

Tahiri ka shkruar në Facebook se Haxhiu po bën presion publik për të zgjidhur problemet juridike të ministrisë, që i ka krijuar vetë.

Kreu i Vushtrrisë ka shkruar në Facebook se ishte vet ministrja Haxhiu ajo që ka refuzuar t’ia kthej pronën e ish Motel Vicianum, Komunës së Vushtrrisë, njësojë si në mandatin e saj të parë.

“Të gjitha Qeverive dhe të gjithë Kryeministrave e Ministrave të Drejtësisë u kam kërkuar në emër të Komunës së Vushtrrisë, kthimin e pronës së ish Vicianum për interes të qytetarëve të Vushtrrisë. Asnjëri nuk e ka kthyer. As Albulena Haxhiu nuk po ja kthen pronën Komunës së Vushtrrisë. Pa zotësinë e saj po e mbulon me kërcënime boshe”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri instiston se aty do të ndërtohet Stacioni i Autobusëve.

“Nuk frikëohem e nuk shantazhohem, e kam një qytet me vete sepse aty duhet të bëhet Stacioni i Autobusëve dhe pikë!”, ka shkruar Tahiri.

Continue Reading
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com